Tirana u skuq më tepër se kurrë ate pasdite. Qindra automjete, buri që s’ndalnin, flamuj, dhe mijra zemra kuq e zi që ishin mbledhur vetëm për një qellim. Fitorja do te vlente më tepër se Kupa e Europës. Nuk diskutohej lodhja, orët e gjata të pritjes apo zëri për të thirrur fort në stadium.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” niste me statujën e Skënderbeut, heroit kombëtar dhe përfundonte pranë shkallëve të “Qemal Stafës”. Në folen e shqiponjave ku pritej të rifillonte një histori e vjetër. Atë ditë shqiptarët marshonin më format klasike. Qindra tipe automjetesh, që sot kujtohen me mall, zbukuronin çdo pëllëmb të atij Bulevardi përgjatë rrugës drejt stadiumit./Shqipëria.ch/