You are here
Home > Futboll Bota > 4 orë takim me Ançelotin për…asgjë: Më dha shpjegime se pse e linte Hysajn në stol

4 orë takim me Ançelotin për…asgjë: Më dha shpjegime se pse e linte Hysajn në stol

Telenovela e Elseid Hysajt duket se nuk ka të mbaruar. Menjëherë pas deklaratës së menaxherit të shqiptarit, Xhuifredi, i cili u shpreh pak ditë më parë se do të kërkojë një takim me Ançelotin për të folur për mbrojtësin kuqezi, ka një tjetër zhvillim.

Ditën e djeshme është zhvilluar ky takim, duke zgjatur për plot 4 orë, ku të dyja palët kanë diskutuar çështjen e përfolur të Elseidit dhe ende nuk ka një përgjigje të saktë për tifozët. Në mbrëmje menaxheri i shqiptarit në një intervistë të tij për një emision sportiv, Xhuifredi është shprehur se akoma nuk është një çështje e zgjidhur përfundimisht dhe se rinovimi dhe lamtumira me Napolin janë në propocion të drejtë.

Ai gjithashtu ka konfirmuar faktin se Ançeloti ka besimin e plotë tek Hysaj dhe nëse nuk do të ishte kështu, atëherë vetë trajneri italian do t’i kërkonte largimin mbrojtësit shqiptar. Menaxheri i Hysajt zbuloi dhe një çështje tjetër, teksa pohoi se përveç Chelsit, për shqiptarin janë interesuar edhe dy ekipe por të cilët nuk i bën me dije emrat.

“Le të themi se ne jemi në prag të një rinovimi me Napolin dhe një lamtumire. Kam pasur një takim për 4-orësh me Giuntolini dhe Ancelotti, ndërsa trajneri më dha disa shpjegime rreth përdorimit të vogël të shqiptarit në muajin e kaluar. Ancelotti ka konfirmuar besimin e plotë te lojtari dhe nëse nuk do të ishte kështu, Hysaj do të ishte larguar me çdo kusht, ku përvec Chelsit për të janë interesuar edhe dy skuadra të tjeta për të”, u shpreh menaxheri Xhuifredi./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top