You are here
Home > Futboll Bota > 29 klubet më të famshëm që nuk kanë rënë kurrë nga kategoria, po Vllaznia?

29 klubet më të famshëm që nuk kanë rënë kurrë nga kategoria, po Vllaznia?

Në dhjetor të vitit 2016 ishte radha e Internacional-it të Porto Alegres, sot e Hamburg-ut. Klubi gjerman zbret për herë të parë nga kategoria elitare pas 55 vitesh histori mbresëlënëse. Sot janë vetëm 28 klub në botë që mund të mburren me titullin prestigjioz “nuk kanë qenë kurrë në B”.

Këto janë skuadrat që nuk kanë zbritur kurrë nga kampionatet më të rëndësishëm në botë, duke nisur me Interin në Itali. Skuadër e krijuar në vitin e largët 1908 dhe që prej asaj kohe nuk ka rënë asnjëherë në një kategori më poshtë.

Colo Colo – Është skuadra e parë kilene që ka arritur që të fitojë Kupën Libertadores në vitin 1991. Ekipi më i titulluar në Kili, 31 tituj të fituar në historinë e tij.

Boca Juniors – Është e vetmja skuadër argjentinase që nuk ka zbritur asnjëherë në një kategori më poshtë. Është pjesë e Superligës së Argjentinës që prej vitit 1913. Në historinë e tij ky klub ka fituar 32 kampionate në Argjentinë dhe 6 Kupa Libertadores.

Cruziero – Është e vetmja skuadër braziliane që ka bërë tripletën në futbollin e Brazilit. Në vitin 2003 ka fituar kampionatin brazilian, Kupën dhe kampionatin shtetëror.

Flameno – Është skuadra më e ndjekur në Brazil me 35 milionë tifozë. Në historinë e saj ka fituar 33 herë titullin kampion dhe një herë Kupën Libertadores.

Santos – Emri i Santos-it është i lidhur me të madhin Pele, i cili ka debutuar me Peixe në vitin 1956 dhe ka luajtur deri në fund të vitit 1974. Në historinë e këtij klubi janë regjistruar 22 kampionate të fituar dhe 3 Kupa Libertadores.

San Paolo – I krijuar në vitin 1925, skuadra ekuadoriane ka fituar 14 herë kampionatin dhe dy herë ka arritur që të dalë në finalen e Kupës Libertadores.

 Nacional – Është klubi më i famshëm në Uruguai, i krijuar në vitin 1899. Ka fituar 45 herë kampionatin, 3 herë Kupën Libertadores dhe 3 herë Kupën Interkontinentale.

Penarol – Klub i krijuar në vitin 1891. Ka fituar 45 herë kampionatin, 5 herë Kupën Libertadores dhe 3 herë Kupën Interkontinentale.

Aberdeen – I themeluar në vitin 1903. Arriti kulmin e tij në mesin e viteve 80 kur në pankinë u ul Alex Ferguson. Në historinë e tij klubi ka fituar 4 herë kampionatin.

Celtic – I pari klub britanik që ka fituar një Champions League në vitin 1967. Në historinë e tij ka fituar 47 herë kampionatin.

Ajax – Është skuadra më e titulluar e Holandës. Në historinë e saj ka fituar 33 kampionate, 18 Kupa dhe 8 Superkupa në holandë. Gjithashtu kanë akademinë më të mirë në botë.

Feyenoord – I themeluar në vitin 1908, ka fituar 15 kampionate, 1 Kupë Kampionësh dhe 1 Kupë Interkontinentale.

PSV Eindhoven – Me Hiddink në pankinë ata arritën që të bënin tripletën historike në vitin 1988. Kanë fituar 24 herë kampionatin dhe 1 Kupë Kampionësh.

Utrecht – I themeluar në vitin 1970. Ka fituar 3 herë Kupën e Holandës dhe njëherë Superkupën.

Besiktas – Është skuadra më antike në futbollin e Turqisë. E themeluar në vitin 1903, ka fituar 15 herë kampionatin, 9 herë Kupën e turqisë dhe 8 Superkupa të Turqisë.

Fenerbahce – Skuadra turke e formuar në vitin 1907 dhe në historinë e saj ka koleksionuar 19 herë titullin kampion, 6 herë Kupën e Turqisë dhe 9 Superkupa të Turqisë.

Galatasarayi – Është skuadra më e titulluar në Turqi dhe e vetmja që ka fituar Kupën UEFA dhe Superkupën e Europës. Ndër të tjera, ka fituar 20 herë kampionatin, 17 herë Kupën e Turqisë dhe 15 herë Superkupën e Turqisë.

Olympiacos – Është skuadra më popullore në futbollin grek, por edhe më e titulluara. Ka fituar 44 herë kampionatin, 27 herë Kupën dhe 4 herë Superkupën e Greqisë.

Panathinaikos – I themeluar në vitin 1908. Në historinë e tij ka fituar 20 herë kampionatin grek, 18 herë Kupën dhe 3 Superkupa të Greqisë.

PAOK – I themeluar në vitin 1926. Ka fituar 2 herë kampionatin grek dhe sot arriti që të ngrerë lartë për herë të gjashtë trofeun e Kupës së Greqisë.

Benfica – Është skuadra portugeze më e titulluar, 36 herë kampione, 26 herë fituese e Kupës dhe 7 herë fituese e Kupës së Ligës. Ndërsa 6 herë ka qenë fituese e Superkupës së Portugalisë. Në historinë e vet ka arritur 7 herë në finalen e Champions League duke triumfuar vetëm dy herë.

Porto – Themeluar në vitin 1893 dhe është ekipi i dytë më i titulluar në Portugali. Në historinë e tij ka fituar 28 herë kampionatin, 20 herë Superkupën e Portugalisë, 2 herë Champions League dhe 2 herë Europa League.

Sporting Lisbona – I themeluar në vitin 1902, ka fituar 18 herë kampionatin, 16 herë Kupën e Portugalisë, 8 herë Superkupën dhe një herë Kupën e Kupave.

Athletic Bilbao – Është një nga formacionet më fitues në futbollin spanjoll. Në palmaresin e tij ka vetëm 8 kampionate, 23 Kupa Mbreti dhe 2 Superkupa të Spanjës.

Barcelona – Skuadra katalanase është një nga formacionet më të titulluar në botë. 25 herë kampionë të Spanjës, 30 Kupa të Spanjës, 12 Superkupa të Spanjës, 2 Kupa të Ligës dhe 5 Champions League, 4 herë mbajtëse e trofeut Kupa e Kupave dhe 4 herë mbajtëse e trofeut të Kupës së Botës. 5 herë fituese e Superkupës së Europës, 3 herë fituese e Kupës së Botës për Klube dhe 3 herë fituese e Kupës së Ekspozitës. Është e vetmja skuadër në Europë që ka marrë pjesë rregullisht në kompeticionet evropiane që prej sezonit 1955-56.

Real Madrid – Është skuadra më fituese në historinë e futbollit spanjoll. Ka fituar 33 herë kampionatin, 19 herë Kupën e Spanjës, 10 herë Superkupën e Ligës, 1 Kupë të Ligës, 2 Kupa UEGA, 3 Superkupa të Europës, 3 Kupa Interkontinentale dhe një Botëror për klube në FIFA. Ndër të tjera ka fituar më shumë Champions, 12.

Inter – Klub i themeluar në vitin 1908 dhe i vetmi ekip italian që nuk ka zbritur asnjëherë në Serie B. Është gjithashtu e vetmja skuadër italiane që ka fituar tripletën historike në vitin 2010. Në historinë e tij ka fituar 18 herë kampionatin, 7 herë Kupën e Italisë, 5 herë Superkupën e Italisë, 3 Champions League, 3 Kupa UEFA, 2 Kupa Interkontinentale dhe një Botëror për Klube.

Vllaznia – Është i vetmi klub në Shqipëri që nuk ka zbritur asnjëherë në një kategori më poshtë. Ka fituar 9 herë kampionatin shqiptar dhe 6 herë Kupën e Shqipërisë. Por, këtë vit duket se do të jetë si Hamburgu në rast se në tre javët e fundit nuk do të arrijë që të dalë nga vendi i parafundit në renditjen e Kategorisë Superiore. Të shohim këtë herë nëse ora do të ndalë edhe në Shkodër. /EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top