You are here
Home > Kombëtarja > 15 vite që Kombëtares i rreh zemra më fortë, TKZ feston krijimin për Shqipërinë

15 vite që Kombëtares i rreh zemra më fortë, TKZ feston krijimin për Shqipërinë

Zyrtarisht kemi hyrë në ditët e fundit të këtij viti dhe në çdo kamp apo skuadër, organizohet një festë simbolike për të bërë urimet me njërit tjetrin. Edhe disa djem të thjeshtë që ndoshta askush nuk i njeh me emër të personalizuar, e kanë një të tillë. Janë pikërisht ata që shumica prej nesh krenohen duke i parë aty të brohorasin në diell, shi, apo dhe breshër, pikërisht “TKZ”.

Grupimi i Kombëtares, ditën e sotme organizon festën e tyre, pasi ky grupim dhe ky emër, mbush ditën e sotme plot 15 vjeç. TKZ, ka vendosur që këtë 15 vjetor të tyre, ta festojnë në zemër të Shqipërisë, pikërisht në Tiranë. Ata kanë lajmëruar të gjithë antarët e tyre se kjo festë do të zhvillohet në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Të gjithë antarët do të kenë mundsi të marrin pjesë në këtë festë, nëpërmjet një bilete të veçantë (që nuk kushton) dhe t’iu bashkohen atyre.

Kujtojmë që ky evenimet mbahet çdo vit nga TKZ, në qytete të ndryshme të trojeve shqiptare. U bënë plot 15 vjet që nga koha kur u hap banderola për herë të parë në sifdan e Kombëtares. Ata nuk rreshtën asnjëherë pa përkahur Shqipërinë, pavarsisht vështirësive që kanë hasur apo edhe largësisë kur ka luajtur Kombëtarja. /Rexhino Begolli-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top