Anglia kishte 13 vite që i luante takimet e saj në “Wembley”, por tashmë kjo do të ndryshojë duke nisur nga takimi me Kosovën. Dardanët nuk do të kenë fatin të shijojnë paksa magjinë e këtij stadiumi historik e madhështor, që ka peshë të madhe për futbollin anglez.
Njoftimi është bërë publik nga vetë Federata Angleze e Futbollit, e cila shprehet se dy takimet e para do të luhen sërish në “Wembley”. Por për takimin me dardanët që do të luhet në 10 shtator, do të caktohet një tjetër stadium që do të bëhet i ditur pas disa kohësh. /Shqiperia.ch/