You are here
Home > Kombëtarja > 10*900=17! Formula që flet hapur, Panuçi shkatërroi kështjellën e De Biazit

10*900=17! Formula që flet hapur, Panuçi shkatërroi kështjellën e De Biazit

Një formulë e saktë dhe që flet hapur mbi atë se çfarë Panuçi është duke bërë te kombëtarja shqiptare. Në 10 ndeshje të zhvilluara deri  më tani në drejtimin e Shqipërisë, kuqezinjtë kanë pësuar 17 gola gjithsej, thuajse në një mesatare prej 2 golash për ndeshje.

Ndërsa në kohën kur De Biazi drejtonte Kombëtaren, mbrojtja ishte pika jonë më e fortë. Kjo tashmë i përket së kaluarës, sepse Shqipëria pëson lehtësisht nga kundërshtarët. Panuçi duket se e ka shkatërruar atë që De Biazi kishte ndërtuar, një kështjellë të fortë të cilin kundërshtari nuk e mposhte dot.

Kur trajneri aktual i Shqipërisë erdhi në kryesimin e këtij grupi lojtarësh, u shpreh se do të kërkonte një lojë më sulmuese nga futbollistët e tij. Ndoshta, është ky çmimi që ne duhet të paguajmë… /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top