You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Zyrtare/ “Kristiano Ronaldo” i Shqipërisë që të mbushte me emocione, Valdet Rama me Kukësin

Zyrtare/ “Kristiano Ronaldo” i Shqipërisë që të mbushte me emocione, Valdet Rama me Kukësin

Kukësi ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me Valdet Ramën. Në orët e fundit të merkatos, verilindorët kanë bërë një afrim deri diku të goditur, pasi kanë marrë ish-yllin e Shqipërisë. Rama rrëmbeu menjëherë zemrën e tifozëve shqiptarë, teksa me lojën që praktikonte në fushë, i meritonte të gjitha duartrokitjet nga shkallët e stadiumit.

Por për Ramën nuk kanë shfaqur interes ekipe të ndryshme dhe kjo është aryseja që ka thuajse 1 vit pa luajtur futboll. Do të jetë e vështirë që ky lojtar të rikthehet në formën fizike të duhur, ndërsa marrëveshja është arritur fillimisht për 6 muaj. Dikur Kristiano Ronaldo i Shqipërisë, tani zbarkon në vendin tonë për ekipin e Kukësit.

NJOFTIMI I KUKËSIT

Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Valdet Ramën. Mesfushori ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në përfundim të Kampionatit dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës, me opsion rinovimi edhe për një vit. Futbollisti i lindur në Mitrovicë vjen nga skuadra e YB Funde e Kinës dhe do ti bashkohet menjëherë ekipit tonë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top