You are here
Home > Futboll Bota > Zyrtare/ Durmishaj nuk figuron në listën e Greqisë, mediat: Faji vetëm i Shqipërisë!

Zyrtare/ Durmishaj nuk figuron në listën e Greqisë, mediat: Faji vetëm i Shqipërisë!

Fiorin Durmishaj zgjodhi t’i bashkohej Greqisë, duke e braktisur përfundimisht kombëtaren shqiptare. Sulmuesi i kuqezinjve i surprizoi të gjithë me vendimin e tij, duke filluar që nga trajneri i Shpresave, Alban Bushi.

Por ky emër nuk figuron në listën zyrtare të publikuar së fundmi nga ana e helenëve. Trajneri Anastadis ka zyrtarizuar gjithë futbollistët e thirrur për dy ndeshjet që do të luhen me Lihtshtejnin dhe Bosnjen e Hercegovinës.

Mediat greke shprehen se mungesa e Durmishajt këtë herë, ka ardhur për faktin se Shqipëria nuk është treguar edhe aq bashkëpunuese, për të sjellë në kohë të gjitha dokumentet e nevojshme. Për këtë arsye, do të ketë një shtyrje të debutimit për sulmuesin në fjalë, që do t’i bashkohej Greqisë në muajt në vazhdim. /Shqiperia.ch/

Lista e plotë: Barkas, Paschalakis, Vlachodimos, Papastathopoulos, Sivas, Risavanis, Bakakis, Koutris, Valerianos, Mavrias, Kolovos, Samaris, Mandalos, Bakasetas, Masoura, Buchalakis, Zeka, Kourbelis, Siopis, Fortouni, Mitrougu , Koulouris, Dionis.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top