You are here
Home > Futboll Bota > Zvicrën sa për Kombëtare, Ajeti pas golit me PSV ka “selfie” me flamurin e Shqipërisë

Zvicrën sa për Kombëtare, Ajeti pas golit me PSV ka “selfie” me flamurin e Shqipërisë

Albian Ajeti ishte autori i barazimit të përkohëshëm në takimin mes PSV dhe Bazelit, e cila përfundoi në shifrat 3-2. Një sulmues me vlera të jashtëzakonshme, por që zgjodhi të ishte pjesë e Zvicrës.

Madje përpara disa kohësh kur pyetej nga “Blick” se nëse ishte penduar për këtë vendim, kur e priste edhe Shqipëria, Ajeti u përgjigj ftohtë se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. Gjithsesi, kur vjen fjala për ndjenjën reale, duket se vëllai i Arlind Ajetit e ndien në një farë mënyre edhe flamurin kuqezi. Menjëherë pas barazimit të ndeshjes ndaj PSV-së që u vendos në minutat e fundit, Ajeti ka bërë selfie me flamurin e Shqipërisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top