You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Zvicra iu lut të mos largohej! Kryeziu me krenari: Unë isha i bindur për zgjedhjen time

Zvicra iu lut të mos largohej! Kryeziu me krenari: Unë isha i bindur për zgjedhjen time

Mirlind Kryeziu e ka bërë të ditur prej disa kohësh zgjedhjen e tij, duke iu larguar Zvicrës dhe duke iu afruar Kosovës. Mbrojtësi i cili nuk po gjen shumë hapësira te Zurich në këtë sezon, projektohet si një titullar në mbrojtjen e dardanëve, që ka nxjerrë jo pak probleme në ndeshjet e fundit.

Në një intervistë për “Supersport”, Kryeziu ka ndarë emocionet e para nga stërvitja me pjesën tjetër të grupit të lojtarëve. Fillimisht futbollisti shqiptar do të shprehej se Zvicra i ishte lutur që të mos largohej, por vendimi i tij ishte i qartë.

“Kam pasur bisedime me trajnerin dhe stafin dhe isha i bindur që do të vijë të luajë për Kosovën. Si ndihem për këtë vendim? I lumtur dhe krenar”, u shpreh Kryeziu. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top