You are here
Home > Futboll Bota > Zviceranët me reportazh për tunelin famëkeq në Serbi: Grafite raciste dhe tmerri për lojtarët!

Zviceranët me reportazh për tunelin famëkeq në Serbi: Grafite raciste dhe tmerri për lojtarët!

Crevena Zvezda do të përballet në ditën e sotme ndaj Young Boys, në takimin e vlefshëm për “Play-Offin” e “Champions League”. Media zvicerane “Blick.ch” ka bërë një reportazh për tunelin famëkeq në “Rajtko Mitic”, i cili ndodhet në Beograd.

Ajo që duhet theksuar është fakti se dhoma e zhveshjes është në një ndërtesë tjetër në këtë stadium, që nuk lidhet shumë me këtë të fundit. Lojtarët duhet të kalojnë në dy tunele të gjata, ku duhet të bëhen rreth 100 hapa.

Ato mund të jenë edhe momentet më të vështira për një futbollist, pasi nga sipër ndiejnë zhurmën dhe presionin e tifozëve të Crevena Zvezdës. Madje në një prej tuneleve, konsiston me tribunën ku qendrojnë edhe huliganët serb.

“Blick.ch” shkruan edhe se në këto tunele ka pasur edhe shumë grafite raciste, që duket se janë fshirë së fundmi. Por gjithsesi në dalje gjendet një kafkë njeriu ku shkruhet: “çetnikët e veriut”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top