You are here
Home > Boks > Zviceranët i ofruan para për t’ia hequr flamurin shqiptar, Nuri Seferi i refuzoi me krenari

Zviceranët i ofruan para për t’ia hequr flamurin shqiptar, Nuri Seferi i refuzoi me krenari

Në ditët e sotme si rregulli bazë i jetës, është vetë paraja. Emigracionet, sakrificat dhe gjithçka tjetër bëhet për të siguruar një të ardhme më të mirë, që vjen nga financat më të mëdha.

Pra gjithçka është deformuar, pasi dashuria thjeshtë është një koncept abstrakt. Dëshira dhe egoizmi i madh për të arritur majat me gjendjen ekonomike, i kanë shtyrë njerëzit të mohojnë atdheun e tyre, familjen  e tyre dhe të harrojnë fytyrën dhe identitetin që zotërojnë vetë.

Por jo në të gjitha rastet, boksieri dhe sportisti Nuri Seferi, vjen si një rast përjashtimi që tregon se asnjëherë paraja nuk është gjithçka. Disa kohë më parë, disa sponsorë zviceran i kanë shtruar një ofertë në tavolinë Seferit: “Ne të japim një shumë financiare të mirë për ndeshje, ti thjeshtë hiq flamurin shqiptar”.

Përgjigja? Ishte ofertë e mirë dhe tunduese, por kishin gjetur njeriun e gabuar. Nuk kishte asgjë për t’u çuditur nga refuzimi i boksierit tonë, që rrjedh nga një familje që gjithë jetën e saj ka punuar për të mirën e shqiptarëve dhe për të ngritur emrin tonë.

Me krenarinë më të madhe, Seferi jo vetêm që i ka refuzuar ato para, por del gjithmonë në ring me flamur shqiptar dhe me plis. Kujdes! Këtu nuk flasim vetëm për flamurin e Shqipërisë zyrtare, por ato të vërtetin siç i përket trevave tona, që fqinjët tanë dhe halushinaconet e tyre e quajnë “Shqipëri e madhe(natyrale)”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top