You are here
Home > Futboll Bota > Zhurma e vetme ishte Barcelona, lojtari serb i pari që mirëpret Gashin: Kemi festuar bashkë!

Zhurma e vetme ishte Barcelona, lojtari serb i pari që mirëpret Gashin: Kemi festuar bashkë!

Shkëlzen Gashi është ende pa skuadër, prej një kohë të gjatë që nga ai largim te Kolorado Rapids. Futbollisti shqiptar nuk ka vendosur për ekipin e ri që do të luajë në sezonin e ardhshëm, ndërsa jehona e vetme ishte ajo vizitë në Barcelonë, kur takoi Ivan Rakitiç.

Nëse flasim për merkaton dhe interesimin e skuadrave rreth Gashit, mund të thuhet se vetëm Grashopërsit është skuadra që e dëshiron me çdo kusht. Së fundmi është lojari me pasaportë serbe, Veroljub Salatiç, që i rikthyer te Grashopërsi i ka bërë thirrje sulmuesit shqiptar: “Ne kemi festuar suksese së bashku, kemi kthyer kupën në Zyrih me Gashin. Nëse do të na rikthehej, do të ishim shumë të lumtur që do të na vinte një lojtar i tillë me eksperiencë”, ka thënë Salatic. Ndërkohë Grashopërsi ka rënë nga elita e Zvicrës, duke u turpëruar në sezonin që lamë pas. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top