You are here
Home > Kombëtarja > “Zhduken” të gjithë kapitenët, Kosova me “mallkimin’’ e Shqipërisë së Panuçit

“Zhduken” të gjithë kapitenët, Kosova me “mallkimin’’ e Shqipërisë së Panuçit

Me kalimin e ditëve dhe afrimit të ndeshjeve për kualifikueset e Europianit, Kosova merr lajme të tjera negative. Së fundmi është raportuar për dardanët, se edhe Herolind Shala do të mungojë pasi ka pësuar një dëmtim në kampionat.

Ky ishte kapiteni i tretë i Kosovës, teksa më parë ishin Valon Berisha dhe Hekuran Kryeziu futbollistët e konfirmuar që do të mungonin, po për të njëjtën arsye. Një humbje shumë e madhe kjo për Shaland, pasi të gjithë këta lojtarë janë titullarë të padiskutueshëm.

Kjo situatë na kujton Shqipërinë që drejtohej së fundmi nga Krisitan Panuçi, që gjithmonë në prag të ndeshjeve, hasej me dëmtime të shumta dhe lojtarë që nuk grumbulloheshin dot në Kombëtare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top