You are here
Home > Kombëtarja U-19 > Zbulohet pak nga lista e Shqipërisë së Biturkut, furnizohet edhe nga djepi i futbollit në vend

Zbulohet pak nga lista e Shqipërisë së Biturkut, furnizohet edhe nga djepi i futbollit në vend

Teksa jemi në përfundimin e kampionateve respektive në Europë, tashmë afron gjithmonë e më shumë periudha e Kombëtareve. Kuqezinjtë që kanë organizuar një ndeshje miqësore së fundmi janë pikërisht Kombëtarja e 20-vjeçarëve. Ata do të kenë një përballje me Katarin, teksa trajaneri i kuqezinjve, Ilir Biturku, do të ketë mundësi të testojë edhe disa prurje të reja tek të rinjtë e Shqipërisë.

Lista e të grumbulluarëve për këtë ndeshje ende nuk është bërë publike, por sipas informacioneve të portalit “Shkodra Sport”, raporton se në këtë listë gjenden edhe 4 futbollistë të rinj shkodran. Bëhet fjalë për Elmir Lekaj, Eslit Sala, Mehdi Çoba dhe portjeri Kristi Qarri. Mjafton të përmendim se qyteti Shkodrës është njëkohësisht edhe djepi i kulturës së futbollit shqiptar, pasi shpeshherë nuk kanë munguar futbollistët nga ky qytet, që kanë furnizuar Kombëtaren. Ndër ta pëmendim, Loro Boriçin, Hamdi Salihin, Elseid Hysajn, Bekim Balën e shumë e shumë të tjerë me rradhë. Ndoshta në një të ardhme të afërt nuk do të jetë çudi që këta djem të rinj, të kthehen në lojtarë të rëdëishëm për kuqezinjtë e mëdhenj.

Përsa i përket miqëores mes Shqipërisë U-20 kundër Katarit U-20,  do të luhet me datë 15 maj në Marccousis Center të qytetit të Parisit në orën 18:00. Kjo sfidë do të luhet si pasojë e ftesës që vjen nga Federata e Futbollit të Katarit në drejtim të Federatës Shqiptarë të Futbollit, duke treguar edhe një herë mardhënien e mirë midis dy institucioneve./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top