You are here
Home > Kombëtarja > Zbulohet Kombëtarja që Shqipëria i ka kërkuar miqësiore, luan edhe në Europian

Zbulohet Kombëtarja që Shqipëria i ka kërkuar miqësiore, luan edhe në Europian

Pasi Shqipëria i ka mbyllur kualifikueset e Europianit, është duke kërkuar kundërshtarin e radhës në muajin mars. Kuqezinjtë e kanë të qartë rivalin me të cilin kërkojnë të luajnë dhe është zbuluar, por tashmë pritet përgjigja e tyre.

Tashmë raportohet se bëhet fjalë për Çekinë, e cila arriti të fitonte me rezultatin 2-1 ndaj Kosovës, atje ku siguroi përfundimisht edhe kualifikimin në Europian. Mbi këtë çështje ka folur vetë presidenti i Federatës Çeke të Futbollit, por që ende nuk jep një vendim të prerë.

“Kemi disa variante. Bëhet fjalë për Kosta Rikën dhe Amerikën. Por është e mundur që të luajmë diku më afër. Ne kemi një ftesë nga Shqiëria e cila nuk ka luajtur historikisht me ne. Do të jetë më e qartë brenda disa javësh”, ka thënë Malik.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top