You are here
Home > Kombëtarja > Zbulohet gjysma e listës së Shqipërisë për në qershor, ka një risi të paralajmëruar në mbrojtje

Zbulohet gjysma e listës së Shqipërisë për në qershor, ka një risi të paralajmëruar në mbrojtje

Ditët e Kombëtares po afrojnë gjithmonë e më tepër, ndërsa së shpejti do të kemi edhe grumbullimin e parë të kuqezinjve për takimet e qershorit. Por këtë herë në drejtimin e Rejas, do të kemi një grumbullim disi të rrallë.

Fillimisht do të jenë 9 lojtarë që do të vijnë për t’u stërvitur në “Tropikal Resort’, ndërsa më pas do të zhvendosen drejt Frankfurtit në Gjermani. Atje do të jetë grupi i plotë i lojtarëve, që do të përgatiten për transfertën e Islandës. Kjo është ajo që raporton “A2CNN” së fundmi, ndërsa për t’u përmendur është edhe një risi në mbrojtje.

Marash Kumbulla pritet të thërritet për herë të parë nga Kombëtarja A, por kjo nuk do të ishte edhe shumë rastësi. Panuçi e kishte në plane së fundmi për të marrë lojtarin e Veronës, megjithëse ishte i dëmtuar dhe nuk mund të vinte ndaj Turqisë dhe Andorrës. Gjithashtu duhet të theksohet se këtë herë rikthehet edhe Mavraj nga dënimi, megjithëse mund të luajë vetëm takimin e dytë ndaj Moldavisë.

Grumbullimi në datën 20 maj në Durrës sipas “A2CNN”: Kastriot Dermaku (Kozenca), Enea Mihaj (Panetolikos), Marash Kumbulla (Hellas Verona), Mërgim Mavraj (Ingolshtad), Ergys Kaçe (Panathinaikos), Amir Abrashi (Frajburg), Migjen Basha (Aris), Emanuele Ndoj (Breshia), Eros Grezda (Rejnxhërs)

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top