You are here
Home > Futboll Bota > Zbulimi i Panuçit! Qaka ende fëmijë, presidenti: Do e kalbim në stol, se ka mendjen te futbolli

Zbulimi i Panuçit! Qaka ende fëmijë, presidenti: Do e kalbim në stol, se ka mendjen te futbolli

Një tatëpjetë të madhe ka marrë karriera e mesfushorit shqiptar, Kamer Qaka. Ky i fundit u gjend nga ish-trajneri i Shqipërisë, Panuçi, që i bëri ftesën për t’iu bashkangjitur Kombëtares. Asokohe vlerësimi për këtë lojtar ishte i madh, madje kërkohej edhe nga ekipe të njohura europiane.

Në momentin që futbollisti bëri hapin e madh, për t’iu bashkuar Steauas së Bukureshtit, e larguan me vetëm 4 javë. Presidenti i Steauas, Bekali, do të nxirrte gjithë vrerë këto fjalë: “Nuk jam këtu për të rritur fëmijët”. Në këtë mënyrë Qaka u rikthye te Poli Iasi, ndërsa tani është presidenti i këtij ekipi që i tregon derën.

Gjatë një interviste të dhënë për mediat rumune, Adrian Ambroze nuk e njeh diplomacionë: “Kartonat e verdhë dhe të kuq nuk i japin përfitime ekipit. Qaka merr shumë kartona dhe pastaj gjobitet për shkak të tyre. Unë e kuptoj kur ti merr një karton pasi ka një situatë të rrezikshme në zonën tënde, por ai i merr më kot.

Ka bërë vetëm zbritje që kur ka ardhur. Nuk po stërvitet më si më parë dhe kjo reflektohet në ndeshjet zyrtare. Tani nuk e ka mendjen te futbolli, por te merkato. Do të largohet. Unë ia kam thënë Qakës, bashkë me trajnerin. Nëse do të jesh serioz dhe do e kesh mendjen këtu, do të luash. Në të kundërt, atëherë do të kalbesh në stol, nuk do të luash dhe asnjë ekip tjetër nuk të do. Është Qaka që vuan”, ka thënë Ambroze. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top