You are here
Home > Futboll Bota > Ylli i Arsenalit ngacmon Mustafin te foto me shqiponjë: Nuk ke më muskuj barku?

Ylli i Arsenalit ngacmon Mustafin te foto me shqiponjë: Nuk ke më muskuj barku?

Shkodran Mustafi është duke i kaluar pushimet në Mikonos të Greqisë, atje ku po merr energjitë e duhura për t’iu bashkangjitur Arsenalit në përgatitje për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë mbrojtësi me origjinë shqiptare, ka postuar një foto teksa bën shqiponjën në “Instagram”, duke thënë se ngjitet në lartësitë më të mëdha pas çdo stuhie.

Një ngacmim do t’i vinte nga shoku i skuadrës dhe ylli i Arsenalit, Lacazete, që ka bërë jehonë edhe në mediat angleze. “Nuk ke më muskuj barku?”, do të pyeste sulmuesi i ekipit anglez, duke iu referuar periudhës së pushimit dhe lënies pas së stërvitjes. Shumë komente negative janë marrë edhe nga tifozë të ndryshëm të Arsenalit, që kërkonin largimin e Mustafit nga skuadra, nisur nga sezoni negativ i zhvilluar së fundmi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top