You are here
Home > Kryefaqja > Xhaka e nis keq, tifozët “masakrojnë” kapitenin: Pse dreqin është në lojë?

Xhaka e nis keq, tifozët “masakrojnë” kapitenin: Pse dreqin është në lojë?

Arsenali luajti ndeshjen e parë të këtij sezoni të ri në “Premier League” kundër NewCastle. Topçinjtë e drejtuar nga trajneri Emery arritën të marrin trë pikët e para në kampionat. Në takimin e luajtur në transfertë mjaftoi goli i vetëm nga Aubameyang në minutën e 58′ të ndeshjes. Ndonëse Arsenali u largua me fitore, tifozët e skuadrës u ndien mjaft të zhgënjyer me lojën e ekipit, sidomos me kapiteni e tyre.

Granit Xhaka nuk ishte në formën që të gjithë prisnin. Ndoshta edhe për shkak të terrenit me shi, mesfushori shqiptar nuk arriti t’i përshtatej lojës së shokëve të skuadrës. Reagimi më i madh i tifozëve erdhi në rrjetet sociale, aty ku mund të shpreheshin lirshëm. Granit Xhaka u quajt në lojën e sotme si një lojtar mjaft i ngadaltë dhe jo i saktë në pasime. Ndërsa në minutën e 81′ Xhaka u nëshkua edhe me një karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit. Mesfushori shqiptar ka marr tashmë edhe rolin e kapitenit pas largimit të mbrojtësit Koscielny. Nëse ai shirit do që të mbesë në krahun e tij, Xhaka duhet të shtrëngojë dhëmbët sa më parë për të bindur tifozët se e meriton të jetë ai pasqyra e skuadrës./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top