You are here
Home > Bundesliga > Werderi nuk ndryshon aspak me Rashicën, trajneri është i pari: Ia tregova videot!

Werderi nuk ndryshon aspak me Rashicën, trajneri është i pari: Ia tregova videot!

Megjithëse nuk është parë shpesh duke festuar gola te Werderi, kjo nuk do të thotë se Milot Rashica nuk vlerësohet në Gjermani. Përkundrazi, futbollisti shqiptar futet tek më të mirët në Bundesligë, të paktën për vetë drejtuesit e klubit gjerman ku ai bën pjesë.

Trajneri Kohfeldt nuk e mban dot aspak entuziazmin e tij, kur flitet për Milot Rashicën. I pari që e di më së miri aftësinë e lojtarit shqiptar, duke mos e vendosur në diskutim për asnjë moment të vetëm:

“Jemi përpjekur t’ia shpjegoj me video gjithçka. Tani ai duhet të vuajë edhe për pak kohë në këtë kamp stërvitor, derisa të nisin ndeshjet”, u shpreh tekniku i Werderit. Nga ana tjetër, edhe drejtori sportiv i gjermanëve, Bauman ndan të njëjtën qëndrim:

“Së fundmi Rashica i ka zbatuar me përpikmëri edhe udhëzimet mbrojtëse të trajnerit, pra ai është i gatshëm të mësojë. E dimë farë mirë se çfarë është në gjendje të bëj ky lojtar”, u shpreh Bauman. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top