You are here
Home > Kombëtarja > Vrapojnë më shumë se të gjithë, dy lojtarët e Shqipërisë te Lokomotiva janë motorrë që nuk dinë të fiken

Vrapojnë më shumë se të gjithë, dy lojtarët e Shqipërisë te Lokomotiva janë motorrë që nuk dinë të fiken

Lokomotiva e Zagrebit u nda në barazim 1-1 ndeshjen e fundit me Rijekën, ndërsa goli i vetëm i ekipit të Lokomotivës do të vinte nga këmbët e sulmuesit shqiptar, Myrto Uzuni. Por ndihma që futbollisti nga Berati i dha skuadrës së tij nuk mbetet vetëm te ai gol i shënuar, pasi kilometra të tërë janë përshkuar nga ana e tij në atë përballje.

Kështu në statistikat e ndeshjes rezulton se është pikërisht lojtari shqiptar ai që ka vrapuar më tepër në fushë për skuadrën e tij, ku ka bërë plot 11.89 kilometra. Një shifër kjo që është paksa e rrallë për një sulmues, të cilët nuk njihen për këto shifra në aspektin e distancave të përshkuara në fushë.

Ndërkohë në këtë listë përfshihet edhe emri i një lojtari tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Enis Cokaj,  i cili ka marrë edhe ftesën e Bushit për të përfaqësuar Shpresat kuqezi. Futbollisti që aktivizohet në të njëjtin klub me Uzunin ka vrapuar 10.55 kilometra në fushën e blertë, duke qenë kështu së bashku me të motorri i Lokomotivës së Zagrebit në ndeshjen kundër Rijekës.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top