You are here
Home > Futbolli Shqiptar > VIDEO/ UEFA duhet të kryej detyrën! Thirrjet raciste të Vardarit në Maqedoni tejkaluan limitet

VIDEO/ UEFA duhet të kryej detyrën! Thirrjet raciste të Vardarit në Maqedoni tejkaluan limitet

Shkëndija e Tetovës ditën e sotme arriti të fitonte derbin e Maqedonisë, kundër Vardarit, me rezultatin 0-2. Golat për tetovarët i kanë shënuar Emini  dhe Besart Ibrahimi, teksa Shkëndija me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë.

Ajo çka u vu re në këtë sfidë ishin thirrjet antishqiptare të tifogrupit “Komitëve”, ku këta të fundit shpërthyen në golin parë të shënuar nga Emini. Kjo gjë arriti të ndodhte pas polemikave që u krijuan pas golit të parë të Shkëndijës, teksa lojtarët e Vardarit pretendonin se topi nuk e kishte kaluar vizën.

Reagimi i grupimit të tifozëve të “Komitët” ishte tepër i ekzagjëruar, me thirrjet raciste që nuk përfunduan për asnjë sekondë.  Ky veprim nuk është pritur mirë nga shqiptarët dhe nuk është e hijshme për  një ekip që ka marrë pjesë edhe në  “Europa Ligë”.

UEFA  duhet të marrë një vendim për këtë skandal të ndodhur sot në derbin e Maqedonisë midis Vardarit dhe Shkëndijë së Tetovës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top