You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Thyen edhe ligjet e së zakonshmes, pritja e Strakoshës është për t’u duartrokitur

VIDEO/ Thyen edhe ligjet e së zakonshmes, pritja e Strakoshës është për t’u duartrokitur

Strakosha i vetëm nuk ka mjaftuar, që Lacio t’ia dalë ndaj Napolit. Këta të fundit kanë fituar me rezultatin 2-1, në një ndeshje që ishte e hapur deri në minutën e fundit.

Në dy golat e pësuar përgjegjësia ka qenë pak e Strakoshës, disi më tepër në realizimin e dytë. Megjithatë perla e ideuar nga Milik që preku cepin e rrjetës nga goditja e dënimit, nuk mund të evitohej. Strakosha nuk bëri asnjë hedhje në atë rast, duke mbetur i shtangur në vend.

Por në një rast tjetër, me të njëjtën sulmues, Strakosha ka fituar një duel që është për t’u duartrokitur. Reflekset e portierit shqiptar janë të frikshme, teksa i kanë mohuar polakut një tjetër gol të sigurtë. Megjithëse ishte aq fare pranë portës dhe e dërgoi topin drejt rrjetës, Strakosha reagoi në mënyrë të menjëhershme, duke e larguar topin dhe duke shpëtuar portën e Lacios. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top