You are here
Home > Kryefaqja > VIDEO/ Talenti shkodran të mahnit, merr zvarrë nga mesfusha të gjithë lojtarët e Barcelonës

VIDEO/ Talenti shkodran të mahnit, merr zvarrë nga mesfusha të gjithë lojtarët e Barcelonës

Talentet shqiptare që luajnë me ekipet e moshave në Greqi janë të shumtë, prandaj mbështetja që duhet të vijë nga Shqipëria, shkon përtej kontakteve me zyrtarët tanë. Padyshim që një ngrohtësi duhet t’u vijë edhe nga ana e mediave sportive, për t’u mos ndjerë të harruar nga vendi i tyre.

E si mund të mos shkruajmë për mesfushorin shkodran që luan me të rinjtë e Olimpiakos U-17? Bëhet fjalë për Andrea Ndojin, që shkëlqen në fushë nga të gjitha drejtimet. Zotëron fizikun e duhur për t’u përballur me kundërshtarin, shpejtësinë e nevojshme për t’iu shkëputur dhe teknikën e duhur për ta lënë…si një piketë!

Në përgatitjet që po zhvillohen për sezonin e ardhshëm, Ndoj ka arritur t’i shënoj edhe Barcelonës U-17. Ndeshja u luajt gjatë ditës së djeshme, ndërsa goli i talentit shqiptar ishte një kryevepër. Duke i marrë lojtarët zvarrë që nga mesfusha, Ndoj arriti të finalizonte edhe me këmbën e kundërt, për të përmbyllur në mënyrën ideale një aksion personal. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top