You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Strakosha shfaq pasiguri dhe e pëson, nisin menjëherë “sulmet” e tifozëve të Lacios

VIDEO/ Strakosha shfaq pasiguri dhe e pëson, nisin menjëherë “sulmet” e tifozëve të Lacios

Sevilja është duke luajtur me Lacion ndeshjen e dytë në “Europa League”, atje ku do të vendoset gjithçka sa i përket ekipit që do të vazhdojë më tej. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të spanjollëve.

Gjithashtu edhe tani flasim për të njëjtat shifra, ku Sevilja ka kaluar në avantazh ndaj Lacios. Do të ishte edhe pasiguria e Strakoshës ajo që do ia bënte elementare Ben Yedder, për të dërguar topin në rrjetë.

I vetëm dhe me portën e boshatisur, lojtari i Seviljës nuk e kishte të vështirë që të shënonte. Menjëherë kanë nisur komentet e tifozëve lacialë në “Twitter”, që kanë sulmuar Strakoshën për këtë gol të pësuar, duke e cilësuar fajtor që ndeshja ka marrë këtë rrjedhë të vështirë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top