You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Strakosha me gafë të madhe në derbi, por portieri i Romës bën edhe më keq

VIDEO/ Strakosha me gafë të madhe në derbi, por portieri i Romës bën edhe më keq

Derbi i Romës është duke u luajtur aktualisht, ndërsa ndeshja është vendosur nga gafat e dy portierëve. Të parët që do të kalonin në avantazh do të ishin verdhekuqtë, që do të shënonin me anë të Xhekos. Por merita kryesore këtu i shkon Strakoshës, që me daljen e tij të gabuar dëshmon edhe një herë tjetër se ka ende shumë për të punuar në këtë aspekt.

Por për të ardhur te barazimi do të mendonte homologu i portierit shqiptar, Lopez. Ky i fundit do të bënte një grushtim qesharak të topit, që kishte mbetur pranë portës pas një ekzekutimit të një goditjeje nga këndi. Portieri i Romës, në vend të largimit të topit, e afron atë më afër me vijën fatale, ku Acerbi nuk e ka të vështirë ta shtyjë sferën në rrjetë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top