You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Solidarizimi në majën më të lartë, Malaga del në fushë me fanellën: Lutu për Shqipërinë

VIDEO/ Solidarizimi në majën më të lartë, Malaga del në fushë me fanellën: Lutu për Shqipërinë

Malaga është duke luajtur përballë Numancias, në takimin që ndodhet në shifrat 0-0 dhe ku është mbyllur pjesa e parë. Keidi Bare dhe Armando Sadiku e kanë nisur ndeshjen që nga minuta e parë, por ajo që është për t’u veçuar, është padyshim fillimi i takimit.

E gjithë skuadra e Malagas ka dalë me fanellat e bardha “Lutu për Shqipërinë” gjatë rreshtimit dhe dhënies së duarve me kundërshtarin, duke treguar një sensibilizim të jashtëzakonshëm me tragjedinë e ndodhur në vendin tonë. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top