You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Sokol Cikalleshi shënon me Akhisasporin, feston pasi e kalon Selmanin dhe Domgjonin

VIDEO/ Sokol Cikalleshi shënon me Akhisasporin, feston pasi e kalon Selmanin dhe Domgjonin

Sokol Cikalleshi i është rikthyer golit në Turqi me ekipin e Akhisasporit. Këta të fundit kanë barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Menemesporit, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar arriti që të realizonte në minutën e 67 golin që do i dërgonte shifrat në 2-0.

Sulmuesi shqiptar arriti të fuste topin mes këmbëve të Domgjonit, për ta ndalur më pas në rrjetën që mbrohej nga Gentian Selmani. Ndërkohë Menemespori ka arritur që të barazojë shifrat në minutën e 78 dhe 89, për të dalë me një pikë nga kjo transfertë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top