You are here
Home > Kombëtarja U-19 > VIDEO/ Shqipëri-Kosovë U-19 3-1! Shihni dy supergolat e Muçit dhe nuhatjen e Brojas së Chelseat

VIDEO/ Shqipëri-Kosovë U-19 3-1! Shihni dy supergolat e Muçit dhe nuhatjen e Brojas së Chelseat

Shqipëria U-19 e ka fituar miqësoren vëllazërore pak ditë më parë ndaj Kosovës, me rezultatin 3-1. Futbollistët e Nevil Dedes kanë shkëlqyer me lojën e tyre, duke dhuruar spektakël, përtej shifrave të takimit.

Dardanasit kaluan të parët në avantazh, me golin e Albin Prapashticës në minutën e 33-të. Kundërpërgjigja do të ishte e menjëhershme me Ernest Muçin, 10 minuta pas realizimit të golit të parë. Sulmuesi i Tiranës do të gjente edhe golin e avantazhit për Shqipërinë në minutën e 69-të. Realizimet e këtij futbollisti ishin për t’u duartrokitur në të dyja rastet, pasi ishin të një kalibri të lartë.

Më pas do të ishte rradha e sulmuesit të Chelseat, Armando Broja, për të lënë gjurmën e tij. Me një nuhatje të madhe, Broja ka marrë një top nga mbrapa shpinës së mbrojtësit kundërshtar, për të dërguar topin në rrjetë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top