You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Sasuola poshtëron Romën, sulmuesi i Shqipërisë U-21 shënon dopietën në ndeshjen e pazakontë

VIDEO/ Sasuola poshtëron Romën, sulmuesi i Shqipërisë U-21 shënon dopietën në ndeshjen e pazakontë

Sasuola ka poshtëruar Romën gjatë ditës së sotme, në kampionatin e të rinjve. Kryeqytetasit kaluan në avantazhin me 3 gola të shënuar, por pavarësisht diferencës së thellë, nuk e kanë mbajtur dot epërsinë e krijuar.

Sulmuesi i Shqipërisë U-21, Aristidi Kolaj do të ngushtonte shifrat, ndërsa më pas do të vinin edhe 4 gola të tjera nga ana e Sasuolos, për ta dërguar rezultatin në 3-5. Tre minuta përpara fundit të takimit, Kolaj ka shënuar edhe golin e dytë të tij, për të vulosur historikun e këtij takimi aspak të zakonshëm.

Futbollisti 18-vjeçar u ftua nga Alban Bushi në ndeshjet miqësore të zhvilluar në maj ndaj Bosnjes dhe Bjellorusisë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top