You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Rei Manaj i afrohet golit në fund, mund t’i jepte Barcelonës vendin e parë

VIDEO/ Rei Manaj i afrohet golit në fund, mund t’i jepte Barcelonës vendin e parë

Barcelona B ka zhvilluar ndeshjen e radhës në kampionat, ndërsa ka luajtur ndaj Hercules dhe është mbyllur në shifrat 0-0. Pavarësisht rasteve të shumta që kishin katalanasit, për të gjetur avantazhin, nuk kanë qenë të saktë para portës së kundërshtarit.

Rei Manaj ka luajtur për 90 minuta në këtë përballje, ndërsa në minutat e fundit pati edhe një mundësi për të qenë heroi i takimit. Gjuajtja me kokë e sulmuesit shqiptar shkoi afër me shtyllën, ndërsa do t’i jepte edhe vendin e parë të përkohshëm Barcelonës B në ligën e tretë të Spanjës. Vetëm pak sekonda më vonë do të ishte edhe Araujo që do të humbiste një tjetër shans të artë, me gjuajtjen e tij që fërkoi edhe njëherë shtyllën. Tashmë Barcelona B ndodhet në vendin e dytë dhe me 2 pikë më pak se Sadabell kryesues.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top