You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Rashica sjell shqiponjën në Bundesligë, dedikim për Shqipërinë

VIDEO/ Rashica sjell shqiponjën në Bundesligë, dedikim për Shqipërinë

Milot Rashica ka arritur të realizojë në Bundesligë, ndërsa Werder Bremeni po fiton me rezultatin 0-1 ndaj Wolfsburgut. Në minutën e 15 të takimit ka ardhur edhe një penallti me VAR në favor të Werderit, atje ku sulmuesi shqiptar nuk ka gabuar për ta dërguar topin në rrjetë.

Menjëherë më pas ka ardhur edhe një dedikim me shqiponjë, për t’ia lënë vendin e festës Shqipërisë dhe momenteve dramatike që po kalon vendi ynë nga tërmetet. Në fakt Rashica është solidarizuar edhe më herët në këtë traumë tonën, ndërsa festa me shqiponjë pas një goli të shënuar në “Bundesligë” e kishim parë rrallëherë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top