You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Qazim Laçi të kujton golin e Salihit, gjen rrjetën përmes skemës në Francë

VIDEO/ Qazim Laçi të kujton golin e Salihit, gjen rrjetën përmes skemës në Francë

Qazim Laçi po vazhdon të tregojë një formë fantastike me Ajacion në Francë, ndërsa objektivi është që në sezonin e ardhshëm të luhet në “Ligue 1”. Në ndeshjen që është duke u zhvilluar ndaj Lens dhe është në shifrat 1-0, goli ka ardhur pikërisht nga mesfushori shqiptar.

Në minutën e 12, Qazim Laçi ka realizuar në një mënyrë që është shumë e njohur për tifozët shqiptarë. Kjo pasi është identike me golin e shënuar nga Hamdi Salihit ndaj Norvegjisë pas skemës fantastike. Këtë herë ishte Laçi që i shkëputej bukur lojtarit kundërshtar që e markonte dhe duke dalë në qendër të zonës, nuk ka gabuar për të dërguar topin në rrjetë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top