You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Pamjet e mrekullueshme! “Arena Kombëtare” mund të presë “finalen” me Francën

VIDEO/ Pamjet e mrekullueshme! “Arena Kombëtare” mund të presë “finalen” me Francën

“Arena Kombëtare” ofron një pamje të mrekullueshme ende pa u mbyllur të gjitha detajet e fundit, që tifozët të jenë gati për ta inaguruar. Gjithsesi flitet për parametra të larta europiane dhe do të jetë një nga ndërtimet më të mira të Ballkanit.

Shtrimi i tapetit të gjelbër ka filluar, ndërsa duhen 4 ditë për të përfunduar plotësisht dhe pas 30 ditësh do të jetë gati edhe për t’u shkelur nga ana e lojtarëve. Pra sipas të gjitha gjasave, dy takimet e nëntorit ndaj Andorrës dhe Francës do të luhen në këtë impiant.

Ajo që është më e rëndësishme, është pikërisht përballja ndaj Francës, që me shumë gjasa mund të marrë vlerën e një finale. Nëse Shqipëria del e pamposhtur nga transferta në Turqi dhe bën detyrat e saj ndaj Moldavisë dhe Andorrës, atëherë fati për kualifikimin në Euro 2020 do të lihet ndaj Francës.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top