You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Nuk e shikon fare portën, një kryevepër realizon Armando Sadiku te Malaga

VIDEO/ Nuk e shikon fare portën, një kryevepër realizon Armando Sadiku te Malaga

Malaga është duke fituar me rezultatin 2-1 ndaj Mirandes në takimin e vlefshëm për kampionatin “La Liga 2”. Armando Sadiku po vazhdon të tregojë një formë fantastike te Malaga, për t’u rikthyer në kohën më të mirë.

Këtë herë sulmuesi shqiptar ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 65. Një realizim shumë i bukur nga futbollisti elbasanas, që e ka dërguar topin në rrjetë vetëm me nuhatje dhe pa e parë portën. Festa ka qenë e madhe dhe menjëherë pankina është ngritur për të përgëzuar Armando Sadikun, pasi ekipi ndodhet në një moment të vështirë sa i përket renditjes.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top