You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Në Angli qeshin me sulmuesin serb, luan MMA me lojtarin e Totenhemit

VIDEO/ Në Angli qeshin me sulmuesin serb, luan MMA me lojtarin e Totenhemit

Në Angli po shpërndahet gjerësisht një video e duelit të sulmuesit serb Mitroviç, me mbrojtësin Sanchez gjatë takimit të djeshëm. Teksa ishte duke u zhvilluar ndeshja mes Fulhamit e Totenhemit, që përfundoi me rezultatin 1-1, ndodhi edhe episodi qesharak.

Teksa Mitroviç pa se ishte e pamundur t’i merrej topi kundërshtarit në mënyrën sportive, nisi të praktikonte MMA-në ndaj tij. Një hedhje në tokë që vetëm me futbollin nuk kishte të bënte, kaloi edhe me një përleshje në fushën e lojës mes lojtarëve.

Nga ana tjetër Sanchez qetësisht vazhdoi për të marrë topin dhe për të vazhduar lojën, duke e poshtëruar Mitroviçin për herë të dytë, pasi nuk ia ktheu me të njëjtën monedhë dhe e mposhti pa asnjë diskutim në atë duel me trup për topin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top