You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Milimetrat e ndanë nga dopieta, shihni realizimin e Brojës ndaj Arsenalit

VIDEO/ Milimetrat e ndanë nga dopieta, shihni realizimin e Brojës ndaj Arsenalit

Armando Broja arriti të lërë gjurmë edhe në takimin e mbrëmshëm me fanellën e Chelsea-t, këtë herë me 23-vjeçarët e kësaj skuadre. Sulmuesi shqiptar është “abonuar” me golin, teksa ia ka dalë që t’i shënojë edhe Arsenalit U-23 në takimin e vlefshëm për “Premiel League 2”, që kryesohet mga Chelsea. Broja do të shfrytëzonte në maksimum atë krosim të hedhur në zonë nga këndorja prej Gilmour dhe me kokë e dërgon topin pas shpinës së portierit kundërshtar.

Futbollisti shqiptar vendosi kështu në minutën e 32-të barashpeshën, ndërsa protagonist do të ishte edhe në golin e përmbysjes. Do të ishte sërish një goditje me kokë e Armando Brojës, i cili pretendoi se topi kishte kaluar vijën, por për tu siguruar ka menduar Gilmour. Ky i fundit përfitoi nga situate për të shënuar më pas edhe të dytin, duke vulosur kështu shifrat përfundimtare të ndeshjes, ato 1-2.

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top