You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Më shumë se një ëndërr, Marash Kumbulla shënon në Serie A

VIDEO/ Më shumë se një ëndërr, Marash Kumbulla shënon në Serie A

Marash Kumbulla ka arritur të gjejë golin e parë në Seria A. Mbrojtësi i Kombëtares ka bërë një sezon fantastik deri tani, duke qenë lojtari më i mirë në takimet që ka zhvilluar Verona. Tashmë i mungonte vetëm një realizim që erdhi ndaj Sampdorias.

Aktualisht rezultati është në shifrat 1-0 dhe rrjeta u tund në minutën e 9. Pas një krosimi nga goditja e këndit, Kumbulla ka fituar duelin ajror me Auderon, duke dërguar topin në rrjetë. Festa është mëse legjitime për lojtarin që u rrit në akademinë e Veronës dhe tashmë gjen golin në elitën e futbollit Italian.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top