You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Kumbulla feston golin ndaj Juventusit, menjëherë ndërhyn edhe VAR-i

VIDEO/ Kumbulla feston golin ndaj Juventusit, menjëherë ndërhyn edhe VAR-i

Marash Kumbulla vazhdon që të luajë në nivelet më të larta në kampionatin italian. Mbrojtësi shqiptar e ka nisur nga minuta e parë edhe në mbrëmjen e sotme, atje ku Verona është duke u ndeshur ndaj Juventusit. Rezultati është në shifrat e bardha 0-0, por në mesin e takimit do të kishte një gol të anulluar për mbrojtësin e Kombëtares.

Ky i fundit feston sot datëlindjen përballë bardhezinjve, ndërsa arriti që të shënonte edhe një gol. Festa që ka zgjatur shumë, derisa ka hyrë teknologjia VAR. Sipas kësaj të fundit, lojtari kuqezi ndodhej pak përpara lojtarëve kundërshtarë, por aq sa mjafton për ta nxjerrë të pavlefshëm realizimin e tij. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top