You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Kryevepra e Besart Berishës ndez tifozët, e gjen veten vetëm në Australi

VIDEO/ Kryevepra e Besart Berishës ndez tifozët, e gjen veten vetëm në Australi

Besart Berisha është rikthyer në Australi dhe po rigjen vetveten, ndërsa në përballjen e sotme ndaj Central Coast Mariners ka arritur që të shënojë dopietë. Një ndeshje praktikisht e mbyllur kjo brenda 21 minutash, pasi rezultati shkoi në shifrat 3-0 dhe aq të përfundonte edhe për 90 minutat.

Ndërkohë goli i parë erdhi në minutën e 6, atje ku duhet edhe të ndalemi. Një krosim fantastik erdhi nga Alesandro Diamanti, lojtari që ka qenë pjesë e Serisë A për disa sezone, ndërsa Besart Berisha do e dërgonte bukur topin në rrjetë. Padyshim që këtij realizimi i shkon përshtat nota 10 dhe përligj gjithë duartrokitjet e tifozëve.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top