You are here
Home > Futbolli Shqiptar > VIDEO/ Kishte nga 2018 pa shënuar, Demhasaj me 2 gola në 3 minuta ndaj Bazelit

VIDEO/ Kishte nga 2018 pa shënuar, Demhasaj me 2 gola në 3 minuta ndaj Bazelit

Shkëlqim Demhasaj i është rikthyer golit pas një kohe të gjatë, ndërsa realizimi i fundit i përket tetorit të 2018 ndaj Young Boys. Një emër shumë i njohur për tifozët shqiptarë, pasi Demhasaj ka kaluar një periudhë shumë të mirë, përpara se të mbërrinte në “thatësirë”.

Madje shumë është përfolur edhe për një kalim të mundshëm te Kosova, megjithëse ende nuk konkretizuar. Në takimin e sotëm ndaj Bazelit, Demhasaj e ka gjetur rrjetën dy herë në tre minuta. Një saktësi dhe qetësi “vrastare” e këtij sulmuesi, që e bënte golin të dukej më i thjeshtë nga ç’është, pa marrë parasysh kohën e gjatë pa qënë protagonist. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top