You are here
Home > Formula 1 > VIDEO/ Instikti mban në jetë punëtorin e pistës, mrekullia ndodhi në “Formula 1”

VIDEO/ Instikti mban në jetë punëtorin e pistës, mrekullia ndodhi në “Formula 1”

Një nga sportet më të veçanta dhe më të rrezikshme në botë, është natyrisht edhe Formula 1. Këtë fundjavë u zhvillua gara e gjashtë e këtij botërori, në një nga pistat më të vështira dhe më të bukura njëkohësisht, në principatën e Monakos. Natyrisht kjo është gara ku ka më shumë incidente dhe nuk janë të pakët pilotët të cilët nuk arrijnë të përfundojë garën deri në fund.

Natyrisht edhe ditën e sotme nuk kishte si të mos kishte incidente, teksa një mrekulli ka mbajtur gjallë punëtorët e pistës. Gjatë kohës që Ferrari i Carles Leckler kishte dëmtime, la shumë papastërti në pistë, gjë kjo që detyroi puntorët e garës, të ndërhynin për ta pastruar asfaltin ku kishte papastërti.

Gjatë kësaj kohe, makinat vazhdonin të garionin, por nën regjimin e makinës së sigurisë, atëherë ndodhi diçka e papritur. Piloti Sexho Perez ishte shumë afër përplasjes me një nga punëtorët, ku ky i fundit menjëherë sa e pa pilotin, u spostua me një lëvizje të instiktit, për të shmangur një ngjarje që mund të ishte tragjike për të./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top