You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ I papërmbajtshëm Armando Sadiku, sulmuesi shqiptar shënon sërish me Malagan

VIDEO/ I papërmbajtshëm Armando Sadiku, sulmuesi shqiptar shënon sërish me Malagan

Armando Sadiku e ka rigjetur veten si në kohët e arta kur ishte pjesë në kampionatin zviceran. Një aventurë për t’u harruar ishte ajo te Levante, ndërsa erdhi dhe huazimi te Malaga. Sulmuesi shqiptar ka arritur të realizojë edhe në përballjen që po zhvillohet aktualisht kundër Extremadura.

Një aksion i bukur nga krahu i majtë i sulmit të Malagas me Sadikun që e nuhat portën kundërshtare, duke qenë fare pranë saj për të shtyrë topin në rrjetë. Ky ishte goli i 11 sezonal i këtij futbollisti, që do të vazhdojë të jap kontributin e tij edhe me fanellën e Shqipërisë, teksa është kthyer në yllin e ekipit spanjoll. /

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top