You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Gol që i mahnit të gjithë në Belgjikë, Mërgim Vojvoda shënon me…trivela

VIDEO/ Gol që i mahnit të gjithë në Belgjikë, Mërgim Vojvoda shënon me…trivela

Të gjithë e keni dëgjuar dhe shijuar “trivelën” e famshme nga klasi i Kuarezmës, por këtë herë vjen nga një lojtar shqiptar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kosovës, Mërgim Vojvoda, që ka arritur të shënojë ndaj Ostendes.

Standard Liezhi e fitoi takimit me rezultatin 2-1 falë përmbysjes, ndërsa te kundërshtarët është aktivizuar në pjesën e dytë Sindrit Guri. Pikërisht atëherë kur rezultati ishte 0-1, por teksa sportdashësit shqiptarë prisnin realizimin e Gurit, është Vojvoda që i bën të gjithë që të duartrokasin. Një harkim i topit që shkon në mënyrë fantastike në rrjetë në minutën e 80 kur është barazuar rezultati, ndërsa 9 minuta më vonë ka ardhur edhe fitorja.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top