You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Gafa në dalje që kryqëzon Thomas Strakoshën, Lacio i shtron Juventusit rrugën e titullit

VIDEO/ Gafa në dalje që kryqëzon Thomas Strakoshën, Lacio i shtron Juventusit rrugën e titullit

Një ndeshje spektakolare pritej ajo mes Atalantës dhe Lacios, ndërsa pritshmëritë e tifozëve janë përmbushur. Përmbysje, gola dhe spektakël! Kjo ishte përballje për t’u mos humbur dhe mes dy ekipeve që vetëm dinin të fitonin në kampionatin italian.

Lacialët kaluan në avantazh 0-2, falë autogolit të De Ron dhe realizimit të Milinkovic-Saviç. Ndërkohë në minutën e 38 ishte Gonsens që shkurtoi diferencat, përpara se të vinte përmbysja e madhe.

Malinovski do të realizonte një gol fantastik, teksa predha e tij ishte e pamundur të ndalej nga Strakosha. Por në golin e tretë, që vendosi edhe takimin, portieri shqiptar paguan një faturë të madhe. Pikërisht në pikën e tij më të dobët, teksa nuk ka siguri në daljet që bën, sidomos kur bëhet fjalë nga goditjet e këndit. Duke e lënë portën e boshatisur nga një rast i tillë në minutën e 80, Palomino nuk do ta kishte të vështirë që të gjente golin e fitores. Menjëherë ka nisur edhe kryqëzimi për Strakoshën në rrjetet sociale, teksa Lacio gjendet 4 pikë larg Juventusit kryesues.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top