You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Flamuri shqiptar dhe shqiponja, ja sesi u festua nga kupa e Italisë nga Lacio

VIDEO/ Flamuri shqiptar dhe shqiponja, ja sesi u festua nga kupa e Italisë nga Lacio

Lacio është fituesja e Kupës së Italisë për sezonin 2018/2019, ndërsa arriti të mposhte në finale Atalantën me rezultatin 2-0. Një mbrëmje jo shumë e bukur për Berat Gjimshitin, që humbi duelin dhe markimin me Milinkoviç-Saviç në realizimin që vendosi edhe historikun e finales.

Por si mund të mungonte flamuri shqiptar në një mbrëmje të tillë? Tre shqiptarë gjendeshin të gatshëm, me dy që luajtën për 90 minuta, ndërsa Berisha ishte në stol te ekipi nga Bergamo. Në pjesën e dytë të lojës flamuri shfaqej në krahun e portës që mbrohej nga Thomas Strakosha.

Festa për lacialët ka qënë e shoqëruar nga simboli i tyre, shqiponja. Për disa momente është mbajtur në dorë edhe nga mesfushori Milinkoviç-Saviç, ndërsa vite më parë Igli Tare e ka sjellë në Shqipëri për një ndeshje të Kombëtares. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top