You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ E gjithë Fiorentina në këmbë, Hysaj bëhet protagonist me Riberinë për 6 minuta

VIDEO/ E gjithë Fiorentina në këmbë, Hysaj bëhet protagonist me Riberinë për 6 minuta

Elseid Hysaj është kthyer sërish si protagonist në Itali, megjithëse ka luajtur vetëm 6 minuta në përballjen ndaj Fiorentinës. Dramë, spektakël, gola dhe shumë polemika kishte kjo ndeshje, e cila u fitua nga Napoli me rezultatin 3-4.

Në minutën e 84 u aktivizua edhe Elseid Hysaj, mbrojtësi shkodran që nuk mund të qëndronte në qetësi. Pas një kontakti të dukshëm brenda zonës me Frenk Riberi, e gjithë Fiorentina ka kërkuar akordimin e penalltisë.

Gjyqtari i takimit ka lejuar vazhdimin e lojës, ndërsa drejtuesit e skuadrës vendase kanë vendosur duart në kokë për këtë episod. Gjithashtu edhe trajneri Montela ka vërshuar në protesta, duke u ndëshkuar me karton të verdhë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top