You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ E ardhmja e Shqipërisë, Florian Kamberi gjen golin e parë me Rangersin

VIDEO/ E ardhmja e Shqipërisë, Florian Kamberi gjen golin e parë me Rangersin

Florian Kamberi ka tundur rrjetën ditën e sotme, duke shënuar edhe golin e parë me klubin e ri të Rangers. I ardhur në Glasgow në merkaton e janarit, sulmuesi shqiptar ka luajtur me fanellën e gjigantëve skocezë disa herë si zëvendësues, por nuk kishte arritur të shënonte. Por ngërçi I golave duket se ka marrë fund.

Kamberi u fut në lojë në minutën e 46 të takimit dhe vetëm 4 minuta më vonë ka arritur të gjejë rrjetën kundërshtare me një gol fantastik. Kështu prurja më e re e Kombëtares vendosi baraspeshën në transfertën me Johnstone, të cilën Rangers po e fiton me shifrat 1-2. Gerrard i ka thurur gjithnjë elozhe shqiptarit, që me këtë gol i justifikon të gjitha fjalët pozitive drejt tij.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top