You are here
Home > Kosova > (VIDEO) Dikush ta ndali Muriqin/ Çmendet sulmuesi, realizon dopietë brenda pjesës së parë

(VIDEO) Dikush ta ndali Muriqin/ Çmendet sulmuesi, realizon dopietë brenda pjesës së parë

Vedat Muriqi ka arritur të fitojë besim të madh te vetja dhe për mënyrën sesi po trajtohet te Fenerbaçe. Këta të fundit po i besojnë sulmuesit shqiptar edhe penalltitë e fituara. Pikërisht kjo ndodhi në ndeshjen që është duke u zhvilluar mes Fenerbaçes dhe Kasimpasas, që është në shifrat 2-1.

Në minutën e 6 të takimit do të ishte Vedat Muriqi që gjeti avantazhin. Pavarësisht se portieri do t’ia gjente krahun nga pika e bardhë e penalltisë, kjo nuk mjaftoi, pasi goditja ishte e fortë. Në minutën e 38 do vinte barazimi i rezultatit nga Kasimpasa, ndërsa në të 44-tën akordohet një tjetër penallti për vendasit. Muriqi godet në të njëjtën mënyrë duke e nxjerr portierin kundërshtar jashtë loje.

Pas këtyre realizimeve, Muriqi arrin të kuotën e 7 golave të shënuara, ndërsa dy kryesuesit në Turqi me më shumë gola e kanë tundur rrjetën 9 herë deri tani.

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top